HOT Business - шаблон joomla Книги
  • Ћирилица
  • Shqip

verzija-3

logo-informator

logo-objedinjena-prcedura

logo virtuelni maticar

ologo

javne nabavke

logo-zahtev-informacije

baner pitanja i odgovori

Инвестирајте у Медвеђу

Пријавите комунални проблем

dokumenta-publikacije

biracki spisak

arkiv

Shëndetësia

pdf Shtyp Email

-

Shëndetësia

Shtëpia e Shëndetit në Medvegjë pas ndarjes nga Qendra Shëndetësore e Leskocit, nga data 1 janar e vitit 2007 punon si institucion i pavarur shëndetësor dhe si i tillë ofron mbrojtje shëndetësore banorëve të komunës së pazhvilluar të Medvegjës. Në zonën urbane të Medvegjës është selia e Shtëpisë së Shëndetit, në Banjë të Sjarinës gjendet stacioni shëndetësor i cili punon në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit të Medvegjës, ndërsa ambulanta shëndetësore gjenden edhe në Tullarë, Ramabajë, Retkocer, Lec dhe Buçumet në të cilat rregullisht punon tekniku medicional, ndërsa mjeku vjen një herë në javë edhe atë: në Retkocer të hëneve, në Buçumet të marteve ndërsa në Ramabajë, të mërkureve.

Shtëpia e Shëndetit në Medvegjë disponon me rreth 1.600 m2 kapacitet hapësinor. Shërbimi i medicinës së përgjithshme me kujdes shtëpiak, shërim dhe emergjencë që po ashtu merret me veprimtari specialistike-kоnsultative nga fusha e medicinës interne, në Shtëpinë e Shëndetit punon rregullisht prej 0-24 orë. Puna është e organizuar në ndërrime. Prej shërbimeve të tjera në Shtëpinë e Shëndetit në Medvegjë veprimtarinë e vetë kryejnë edhe: Shërbimi për mbrojtje shëndetësore të fëmijëve, grave dhe i patronazhit polivalent, Shërbimi për mbrojtje shëndetësore stomatologjike, Shërbimi për çështje juridiko-kadrovike, ekomiko-financiare dhe teknike.

Shërbimi zhvillohet në 12 vendbanime në të cilat jetojnë 6.755 banorë. Në bazë të rregullorës për kryerjen e veprimtarisë shëndetësore në aspektin e kuadrove, në veprimtarinë primare shëndetësore shërbim shëndetësor qytetarëve u ofrojnë 74 punonjës me kontratë edhe atë: 51 punonjës mjekësorë, 23 punonjës jomjekësorë. Nga stafi mjekësor, doktorë specialistë të medicinës janë 8, mjekë të praktikës së përgjithshme janë 9, teknikë mjekësorë me shkollë të lartë profesionale janë 2 dhe teknikë mjekësorë me shkollë të mesme janë 32. Prej punonjësve jomjekësorë me shkollë të lartë është 1, me shkollë të lartë profesionale 2, me shkollë të mesme profesionale 8, ndërsa të pakualifikuar 11.

Shërbimi shëndetësor qytetarëve u ofrohet në kushte shumë të vështira (95% të territorit është malor-kodrinor, shpërndaja e madhe e territorit me dendësi të popullsisë prej 21 banorëve në 1 km2, popullatë kryesisht e moshuar që përbënë 1/3 të numrit të përgjithshëm të banorëve, rrjet shumë i keq rrugor). Kompleksitetit në ofrimin e shërbimit shëndetësor i shërben edhe territori përgjatë vijës administrative me Kosovën dhe Metohinë në gjatësi prej 58 km. Duhet marrë parasysh se shërbimi shëndetësor u ofrohet edhe banorëve të lagjës Medregovc, që i përket komunës së Podujevës e që i përket Kosovës dhe Metohisë, si dhe banorëve të lagjës Sekiraça që i përket komunës së Kurshumlisë. Për shkak të gjithë të lartpërmendurave me rëndësi të veçantë është se edhe për shkak të numrit të vogël të banorëve sipas standardeve për shëndetësi publike, me qëllim të ofrimit adekuat dhe në kohë të shërbimit shëndetësor, duhet mbajtur kuadrot ekzistuese me qëllim që edhe kjo popullatë në një territor shumë të rëndësishëm strategjik duke mbijetuar në këto hapësira të fitojë shërbim sa më të madh të mundshëm shëndetësor. Shtëpia e Shëndetit në Medvegjë përveç ofrimit të shërbimit shëndetësor qytetarëve, po ashtu rëndësi të madhe i kushton edhe edukimit shëndetësor të qytetarëve.

Më gjërësisht mund të lexoni në WEB faqën zyrtare të Shtëpisë e Shëndetit në Medvegjë.

 

Kontaktet:

tel/fax: 016 891-236

e-mail:  Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

www.dzmedvedja.com

     

    Predsednik-rs

    Vlada-rs

    min pravde

    skgo

    kanc-or

    Evropski-PROGRES

    Vrtic-LOGO

    Туристичка организација општине Медвеђа

    logogej

    GIS logo

    interna reviz

    zastitnik banner

    ban bug 2015

    finance banner

     

    Временска прогноза

    top